Suksesi i vaksinës së fundit, asaj të Moderna-s u përshëndet me shpejtësi në mbarë botën. Ajo dhe vaksina e prodhuar nga gjiganti amerikan i farmaceutikes, Pfizer konsiderohen një arsye e mirë për të gëzuar.

Të dyja ofrojnë mbrojtje mbi 90% ndaj koronavirusit dhe tregojnë në parim, se koncepti funksionon. Si vaksina e Moderna-s, ashtu dhe ajo e Pfizer-it, janë lloje të reja; ato janë zhvilluar përmes një teknologjie që nuk kishte prodhuar më parë një vaksinë të licensuar te quajtur “Messenger RNA” ose mRNA.

Entuziastët thonë se kjo teknologji ka potencialin të krijojë vaksina për të gjitha llojet e sëmundjeve më shpejt dhe më lirë. Por vaksina e Moderna-s e ka një problem: është e shtrenjtë. Diskutohej që në verë që në dozë e saj do të ishte 37 dollarë, krahasuar me 20 dollarë që është ajo e Pfizer-it dhe 10 dollarë, vaksina e Johnson&Johnson.

Një çmim i tillë është për sasi të vogla e padyshim, për blerje masive aid he mund të negociohet, thotë the Guardian. Por Moderna është firmë komerciale dhe e ka bërë të qartë që në fillim interesin e saj për të nxjerrë fitime. Tregu i parë kryesor i Moderna-s do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për prodhimin e vaksinës, ajo mori 2.48 miliardë dollar fonde nga qeveria amerikane. Vaksina në fjalë ishte shpresa e madhe e Donald Trump-it për programin Operation Warp Speed.

Deri në fund të vitit, kompania synon të ketë gati 20 milionë doza për përdorim në Amerikë.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA