“Diaspora Flet”/ Konferenca që bashkon profesionistët shqiptarë kudo në botë

17/11/2020 12:25

“Diaspora Flet” është konferenca e diasporës që këtë vit do të zhvillohet online në datat 19,20,21 Nëntor. Konferenca do të ofrojë hapësirë  mbi angazhimin e diasporës shqiptare në 20 vitet e fundit dhe projektet e saj në vitet e ardhshme.

Konferenca synon të lidhë profesionistë, biznese, komunitete, aktivistë dhe ekspertë nga diaspora edhe vendet si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e veriut dhe Mali i zi. Konferenca do të jetë e konceptuar në pesë kategori.

  1. Avokimi dhe Diplomacia, ku përfshihet avokimi për të drejtat civile dhe politike të pjesëtarëve të diasporës në vendet e origjinës
  2. Angazhimi i Profesionistëve të Diasporës.
  3. Filantropia, në bashkëpunim me Fondacionin GlobalAlbania
  4. Tërheqja e investimeve nga Diaspora
  5. Angazhimi dhe Rrjetëzimi i të Rinjve Shqiptarë nëpër botë.  Konferenca do të ketë disa  panele diskutimi me folës nga diaspora, por edhe nga  Shqipëria, Kosova e vende të tjera.

 

Pjesë e konferencës do të jenë emra si : ish presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, biznesman dhe filantropi Elvin Guri, këshilltari bashkiak i New York Mark Gjonaj, ministri i shtetit shqiptar për diasporën Pandeli Majko,  kryetarja e parlamentit të kantonit të Luzernit, Ylfete Fanaj si edhe shumë personalitete të tjera. Sihana Bejtullahu, dhe Lirim Krasniqi drejtuesit ekzekutive të “Germin” organizata e cila në partneritet me fondacionin GlobalAlbania si dhe me mbështetjen e GIZ – Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, organizon konferencën, shprehen optimistë për konferencën e cila është një mundësi për të krijuar ura lidhëse me profesionistë të ndryshëm në gjithë botën, në fusha të ndryshme.  Konferenca mund të ndiqet online në platformën e cila është  e dedikuar. Platforma nuk është vetëm për të dëgjuar fjalimet, por gjithashtu që ju jep mundësinë çdo personi  për të diskutuar dhe për të pyetur  në të njëjtën kohë.

Eventi mund të ndiqet nga në linkun

https://www.accelevents.com/e/DiasporaFletGlobAL2020

Diaspora Flet synon të krijojë rrjeti më të madh të profesionistëve shqiptar që jetojnë e zhvillojnë aktivitetin e tyre  në  sektorë të ndryshëm kudo në botë.

 

Top Channel