“Çdo gjysmë ore humbasim një pacient nga koronavirusi”/ Thirrje alarmante e mjekëve në Greqi, rritet numri i të infektuarve

17/11/2020 21:14

Thirrje alarmante dëgjohen prej mjekëve sidomos në qytetin e Selanikut pasi përsëri numri i të intubuarve shënoi një rekord të ri të martën në Greqi, duke shkuar në 443, ose 6 herë më tepër se një muaj më parë.

Në spitalet e gjithë vendit tashmë trajtohen me covid-19, 3527 pacientë katërfishi i 20 ditëve më parë dhe kjo ka sjellë një presion të jashtëzakonshme në sistemin spitalor.

“Çdo gjysmë ore humbasim një pacient nga koronavirusi”- ka deklaruar drejtori i reanimacionit të spitalit Papanikolau të Selanikut dhe tashmë autoritetet përveç transportit me avionë drejt Athinës të pacientëve që kërkojnë intubim, kërkojnë ta kryejnë atë edhe me anë të trenave.

Në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 2422 raste duke e çuar numrin e përgjithshëm në gati 79000.

Vazhdon të kryesojë Selaniku dhe Athina me 595dhe 513 raste përkatësisht,  ende vatra të nxehta mbeten Larisa me 159 dhe Serresi me 109 raste. Gjithashtu i rëndë është edhe njëherë bilanci i viktimave , 63 dhe në total ai ka shkuar në 1228.

Mjekët bëjnë thirrje edhe njëhereë për kujdes të qytetarëve pasi tashmë virusi po prek në masë grupmoshat 40-65 vjec, duke marrë edhe jetë tek të rinj që nuk kanë pasur asnjë sëmundje tjetër.

Ndërkohë megjithë bilancin e rënduar që shënon Greqia, sipas një sondazhi të Universitetit Aristotelis në Selanik, 7 në 10 grekë ende besojnë tek teoritë konspiracionale se qeveritë e kanë krijuar virusin dhe se shifrat e larta të vdekjeve janë të fryra nga qeveritë për të trembur njerëzit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA