Gjasat që një infeksion me coronavirus të rezultojë fatal kanë rënë me gati një të tretën që nga prilli për shkak të trajtimit të përmirësuar, thanë të enjten studiuesit në Institutin e Universitetit të Uashingtonit për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME).
Sipas Reuters, përcjell Telegrafi, në Shtetet e Bashkuara, COVID-19 vret tani rreth 0.6% të njerëzve të infektuar me virus, krahasuar me rreth 0.9% në fillim të pandemisë, ka thënë drejtori i IHME, Dr. Christopher Murray.
Ai tha se statistikat pasqyrojnë që mjekët kanë gjetur mënyra më të mira për t’u kujdesur për pacientët, duke përfshirë përdorimin e holluesve të gjakut dhe mbështetjen e oksigjenit.
Janë identifikuar edhe trajtime efektive, siç është deksametazoni gjenerik steroid.
Siç thuhet më tej në shkrimin e Reuters, ekspertët kanë tentuar për të matur me saktësi një metrikë thelbësore në pandeminë: shkallën e fatalitetit, ose përqindjen e njerëzve të infektuar me patogjenin që ka të ngjarë të vdesin.
Dhe siç vlerësohet më tej, vështirësia rritet nga fakti që shumë njerëz që infektohen nuk përjetojnë simptoma dhe nuk identifikohen kurrë.
IHME tha se kishte përdorur një shkallë të fatalitetit të infeksionit (IFR) të marrë nga sondazhet pasi kishte llogaritur moshën.
Në këtë drejtim është thënë se njerëzit e moshuar janë në rrezik shumë më të lartë të vdesin nga COVID-19 sesa të rinjtë.
“Ne e dimë që rreziku është thellësisht i lidhur me moshën. Për çdo një vit të moshës, rreziku i vdekjes rritet me 9%”, ka thënë më tej Murray.
Instituti Seattle, një burim me ndikim i parashikimeve rreth COVID-19, tha se ka përcaktuar gjithashtu që shkalla e fatalitetit për COVID-19 është më e keqe në komunitetet me nivele të larta mbipeshe.
Por përkundër këtij trendi pozitiv, infeksionet dhe shtrimet në spital kanë shënuar rritje në shumë vende javët e fundit. /Telegrafi/
Top Channel