Pavarësisht këtij qëndrimi mohues , mbi Elvira Lanin që prezantohej si shefe krimesh, rëndojnë tre kallzime si edhe një dënim me kusht nga gjykata e Gjirokastrës.
E veshur bukur dhe me një fjalor të zgjedhur derisa fitonte besimin e viktimave të radhës, ajo prezantohej herë si person me njohje të rëndësishme dhe herë si një drejtoreshë e sapo emëruar në polici. Së paku kështu dyshohet sipas prokurorisë të ketë mashtruar mes të tjerash Ardiana Breshanaj, të cilës i mori në dyqan disa veshje me vlerën e 47 mijë lekëve .
Ajo i tha gruas se po nxitonte se po e priste makina e policisë dhe se kishte me vete vetëm 7 mijë lekë. Kur më vonë gruaja i kërkoi paratë , e dyshuara justifikohej se ishte në mbledhje , ishte me drejtorin, shefin dhe prokurorin . Më vonë për ta qetësuar , ajo shkoi sërish në dyqan dhe bleu një fustan tjetër , por shumën e pa paguar nuk ja dha deklaroi prokurori në seancë.
Sipas prokurorit Elvira Lani ka përvetësuar edhe në dyqane të tjerë veshje apo bizhuteri floriri duke u prezantuar si police. Madje në një rast kur njëri nga të mashtruarit i kërkoi të ndërhynte në hipotekë ku ajo kishte takuar një zëvendës drejtor dhe për këtë gruaja i kërkoi në këmbim 1 mijë euro .
Kur kallëzuesi zbuloi përmes google se Elvira lani lakohej si mashtruese , gruaja ka zbutur tonet duke i kërkuar ndihmë dhe 5 mijë lekë pasi sipas saj ishte pa bukë.
“Në drejtorinë vendore të policisë Tiranë është paraqitur S.J., i cili ka kallëzuar shtetasen Elvira Lani, duke pretenduar se ajo me anë të mashtrimit i ka përvetësuar 100.000 lekë. Shtetasi punon prej katër viteve në biznesin e tij familjar argjendari e ndodhur në rrugën e Durrësit, Tiranë. Shtetasja Elvira Lani ka marrë bizhuteri floriri tek dyqani i tij duke mos bërë pagesën. Në muajin maj të vitit 2020 shtetësja Elvira Lani ka ardhur tek dyqani e shoqëruar me një shtetas dhe shtetase tjetër ku është prezantuar si punonjëse e policisë së shtetit dhe si kliente e mëparshme e dyqanit ekzistues. Po atë ditë ajo ka bërë porosi disa bizhuteri dhe i ka thënë që do t’i merrte në një kohë të dytë. Në fillim të muajt korrik ajo ka shkuar e pashoqëruar dhe përveç porosive që kushtonin 400.000 ajo mori edhe bizhuteri të tjera duke shkuar e gjitha në total në 150.000. Aji i ka thënë që pagesën do ta sillte në momentin që do të zgjidhte problemin në bankë.. Duke krijuar një farë besimi tek Elvira ai i ka thënë që ta sillte pagesën kur të zgjidhte problemin e bankës. Para se të ikte Elvira i kishte thënë që mund të linte edhe bexhin e policisë atje duke i treguar dokumentin me foton e saj, ku ishte e shkruar Polica e shtetit, por kallëzuesi i ka thënë që nuk ishte e nevojshme pasi kishte krijuar një farë besimi tek ajo. Që nga ajo kohë ajo nuk ka qenë më tek dyqani tij dhe kur kanë kontaktuar në telefon ajo i thoshte se do t’i sillte paratë. Ditët kalonin dhe ajo nuk i kishte dërguar paratë. Në momentin që S.J. ka bërë një kërkim personal të saj ka rezultuar që i gjithë informacioni i saj ka qenë i rremë. Në datën 15 shtator 2020 ai ka kontaktuar në telefon me Elvirën dhe ajo i ka thënë që do ti sille lekët de nëse nuk e bënte do të vepronte ligjërisht me të. Pas disa ditëve Elvira e kontakton dhe i thotë së do t’i sillte një shumë prej 43000 lekësha personalisht . në orën 19;00 ajo nuk shkoi personalisht, por dërgoi një taksi që ai dha me anë të një zarfi shumën e përmendur”, shkruhet në konstatimin e prokurorit.
Kallëzim gjithashtu ka bërë edhe shtetësja B. B., sipas të cilës në korrik të vitit 2020, kjo ka rihapur një biznes të sajin privat, dyqan veshjesh e ndodhur në rrugën Abdyl Frashëri në Tiranë. Sipas kallëzueses, Elvira e ka mashtruar duke i marrë veshje për femra duke mos bërë pagesën prej 56.200 lekësh. Në muajin korrik kur aj hapi edhe dyqanin ajo i ka ardhur me të njohurën e saj e cila ka një dyqan ushqimor afër dyqanit të saj. Pas tre ditëve ka ardhur por e pashoqëruar me askënd tjetër, ku ka bërë përsëri blerje duke i bërë edhe likuidimin e shumës. Ajo ka shkuar edhe dy tre herë të tjera duke blerë veshje ë shumën e 610 euro, të cilën nuk e ka bërë në atë moment dhe në mirëbesim, pasi herët e tjera e ka bërë likuidimin në rregull dhe ka menduar se këtë shumë do t’ia shlyente. Gjatë gjithë kohe ajo ka komunikuar me dy numra telefoni duke i kërkuar shumën, por ajo gjatë gjithë kohës e ka mashtruar duke i thënë se do t’ia sillte duke nxjerrë justifikime. Kallëzuesja ka deklaruar se Elvira sa herë i ka shkuar në dyqan është prezantuar si shefe në polici në sektorin e krimeve. pas shumë debatesh, ajo i ka thënë se do t’ia jepte në dorë, ndërsa kanë lënë takim tek Libri Universitar dhe i ka dhënë vetëm 20.000 lekë duke i thënë s nuk kishte për momentin dhe nuk kanë kontaktuar më vonë.
Nga deklarimi i shtetasit V.D. rezulton se ai njihet me Elbira Lanin që nga vitit 2015. Përpara rreth dy javësh ai i ka shkruar për ta përshëndetur Facebook dhe më pas i ka kërkuar ndihmë për t’i gjetur një numër kontakti të një personi që ajo kishte mik në rrjetin social. Ajo kishte komunikime me këtë person pasi duke i bërë një nder në një çështje pasi ishte avokat dhe ai kishte komunikim me atë që ishte drejtor tek Hipoteka. Më pas V.D. dhe Elvira Lani kanë shkuar tek Hipoteka, , ku ajo ka takuar në zyrë një zv.drejtor. Kur ishin duke u kthyer nga Rinasi ajo i ka kërkuar një shpërblim një shumë prej 1000 euro dhe ai ka dhënë brenda ditës këtë shumë, ku 300 i kishte në makinë, 500 i ka marrë në zyrë dhe 200 i ka tërhequr në bankë. Gjatë kësaj kohe ajo e ka pritur në lokal. Pasi ka vajtur në shtëpi ai ka kërkuar për të në google, ku ka lexuar disa artikuj ku ajo akuzohej për mashtrim. më pas ai i ka kërkuar kthimin e lekëve dhe në datën 5.11.2020 ajo i ka sjellë 50.000 lekë dhe i ka thënë që çështjen do ta mbylli dhe se nuk kërkonte shpërblim shtesë. Të nesërmen Elvira e ka marrë në telefon ku i ka thënë se është pa bukë dhe se donte 20.000 lekë. Por ai nga lajmet që lexoi nuk ka pranuar dhe i ka dhënë vetëm 5000 lekë sa për bukë. Që nga ky moment ai nuk ka pasur më komunikim me të.
Për të bëri kallëzim edhe A.B., sipas të cilës ajo ka një dyqan në Tiranë që tregton veshmbathje e veshje të ndryshme për femra. Përpara rreth një muaji ajo i ka ardhur në dyqan shtetasja Elvira Lani, e cila i ka kërkuar fillimisht që të provonte disa rroba dhe pasi i ka zgjedhur i ka kërkuar që t’i merrte me vete. Gjatë bisedën ajo i kishte thënë se kishte filluar punë në polici si drejtoreshë e madhe de se kishte blerë shtëpi tek Blloku i Ambasadave në një vlerë prej 100 milionë lekësh. Ajo e ka besuar se i është dukur shumë e kulturuar si dhe e shoqëruar me një person që ajo e njihte dhe ka krijuar një farë besimi Ajo ka seleksionuar rroba në vlerë 47000 lekë. Pasi kanë kaluar disa ditë dhe ajo nuk i kishte sjellë lekët, kallëzuesja i ka shkuar në shtëpi, kur Elvira i ka hapur derën ajo ka parë një vajzë që punonte në agjenci. pas ka komunikuar me Elvirën ajo i ka thënë se i duhej të nxitonte pasi e priste makina e policisë poshtë dhe i ka dhënë një shumë prej 7000 lekësh, të cilën Elvira e kishte në portofol. Pasi kaluan ditët dhe ajo nuk po i çonte dhe vazhdonte të gënjente se ishte në mbledhje, ishte me drejtorin, me shefin, duke nxjerrë justifikime të shumta. Duke qenë se ajo po vazhdo për shkak të njohjes që ata kanë pasur ajo i ka kërkuar para borxh Fatmirit për çështjet e biznesit të saj. Pasi ai i ka dhënë shumën prej 950.000 lekë në dorë, pa asnjë dokument që atëherë ajo nuk ia ka kthyer këtë shumë”, shkruhet në konstatimin e prokurorit.
Top Channel