Mali i Zi ka regjistruar 577 raste të reja të koronavirusit, ndërsa 8 persona kanë humbur jetën

Nga Instituti i Shëndet Publik i Malit të Zi theksuan se janë analizuar 1.808 mostra dhe janë regjistruar 577 raste të reja.

“Në institut janë raportuar 8 raste të reja të vdekjeve të pacientëve. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të konfirmuara që nga fillimi i qershorit nga koronavirusi është 376, ndërsa nga fillimi i vitit është 385”, njoftuan nga instituti.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive në Malin e Zi është 9.151.

Top Channel