Ipeshkvi Ndihmës Imzot Arjan Dodaj na bën me dije se ka pasur sot një video-telefonat me Arqipeshkvin Imzot George Frendo dhe shefin e repartit ku ndodhet i shtruar.

Nga sot Imzot Frendo ka kaluar në një nga repartet normal të Covid. Situata shëndetësore e Imzot Frendos është shumë stabël dhe po mbahet nën monitorim për mushkëritë, e nevojshme që kjo terapi të stabilizohet për ta kthyer në mënyrë të shëndetshme nga prania e virusit. Situata është shumë e qetë.

Imzot Frendo është shprehur se mezi pres të kthehem në Arqidioqezë (Tiranë) për t’iu rikthyer jetës aktiviteteve dhe jetës baritore.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA