PHOTOGRAPHER SELECT

Ryan Gosling, aktori i cilësuar si seks simboli i mijëvjeçarit të ri, mbushi 40 vjeç.

Nga këto katër dekada, pjesën më të madhe e kaloi duke aktruar. Karrierën e nisi që në moshën 12-vjeçare me “Mickey Mouse Club”, ku si partnerë kishte dy yje të tjerë, Britney Spears dhe Justin Timberlake. Roli i vërtetë erdhi në 2001 në filmin “The Believer”, i cili e bëri të njohur dhe shumë të vlerësuar në shumë festivale të njohur ndërkombëtare.

Ryan kalon me lehtësi nga një rol në tjetrin duke zotëruar me të njëjtën mjeshtëri si zhanrin e komedisë, ashtu edhe atë dramatik. Është nominuar 2 herë për Oscar, një herë për rolin e profesorit narkoman në filmin “Half Nelson” në vitin 2007 dhe në 2017-ën me rolin e muzikantit të xhazit, i lëkundur midis ambicies dhe ndjenjave në filmin “La La land”.

Ka qenë gjithmonë përkrah grave më të bukura të kinematografisë, duke nisur me Sandra Bullock, me të cilën u lidh në sheshxhirimin e filmit “Formula për një krim”. Dashurinë e vërtetë megjithatë e gjeti në krah të Eva Mendes, edhe atë të njohur gjatë filmimeve.

“Gruaja ime ideale? Gjithçka që kërkoj te një femër, të jetë Eva Mendes” është shprehur ai për aktoren me të cilën ka dhe dy vajza Esmeralda Amada dhe Amada Lee.

Top Channel