Pamjet e rënda/ Trupi i pajetë i personit që u dogj pranë Ministrisë së Jashtme
12/11/2020 18:54
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku bëhet me dije se një person është vetëdjegur pranë Ministrisë së Jashtme.
Policia njofton se si pasojë e flakëve personi ka humbur jetën. Ndërsa burime bëjnë me dije se viktima është një i pastrehë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 12.11.2020, rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel