Kantautorja amerikano-koreano-jugore Zoe Yungmi Blank së bashku me Julia Choi dhe Mona Lee kane zgjedhur se fundmi kengen e famshme dasmore shqiptare “Osman Aga” per realizimet e tyre muzikore.

Prodhuesit e versionit thonë se ‘Osman Aga’ është një këngë shumë e njohur në vendet e Ballkanit dhe në Turqi.

Megjithë variacionet e saj të shumta sipas stilit të të kënduarit në Turqi, Serbi, Shqipëri e Bosnje, kompozitorët koreanë zgjodhën versionin e lirikave bazuar në versionin turk, ndërsa melodia dhe muzika sipas versionit shqiptar.

Artistet koreane kendojnë gjysmën e këngës në turqisht:

“Osman Agai tepër i zënë duke parë vajzat në rrugë,
“Osman Agai tepër i zënë duke ua bërë atyre me dorë,
“Hidh sytë këtu, hidh sytë atje, thashetheme gjithandej,
“Tepër i zënë nga goja, duke thënë fjalë të ëmbla joshjeje”

Më pas ato këndojnë shqip:

“Pi raki e mos u deh Osman Aga,
“Coje mendjen gjithandej, Osman Aga,
“Jalla jalla, jalla jalla, Osman Aga”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA