Nisi sot mbjelljen e pemëve të reja dhe zëvendësimin e atyre të dëmtuara nje nisme e bashkise se tiranes e kthyer ne tradite.
Nismës iu bashkua kësaj here një nga gazetarët më të njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, i cili së bashku me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, mbollën pemë në Parkun e Liqenit Artificial, që është kthyer në një nga hapësirat më të dashura për kryeqytetasit.
“Është më e bukur kur njerëzit nuk e kanë detyrim mbjelljen e një peme, por e bëjnë nga dashuria e zemrës, nga mirësia për t’i dhënë mbrapsht diçka qytetit. Më vjen mirë që sot jam me shokun tim të vjetër, Shakohoxhën. Është kollaj të ankohesh, por është shumë më vështirë t’i bësh gjërat. Të prishësh terezinë dhe të thuash sot do të mbjell një pemë, të mos ankohem se mungon gjelbërimi, por të jap një kontribut.
“Çdo shqiptar që jeton jashtë, jo vetëm ata që jetojnë në Shqipëri, por kushdo që vjen një ditë në Tiranë, mund të mbjellë një pemë. Kjo është pema që kemi mbjellë ne, e kemi lënë një gjurmë, një dashuri. Një çift i dashuruar mund të vijë të mbjellë një pemë, nuk ka gjë më të bukur. Shumë e bukur, merrni frymë njerëz dhe mbillni pemë se ia vlen”,
Nismës së Bashkisë së Tiranës i janë bashkuar jo vetëm familjarë, biznese e përfaqësi diplomatike, por edhe shumë personalitete të njohura nga fusha e politikës, artit dhe sportit.
Top Channel