Nju Jorku paraqiti kufizime të reja për koronavirusin, teksa numri i rasteve të infektimit rritet me ritëm të shpejtë.Guvernatori AndreW Cuomo njoftoi se baret, restorantet, dhe palestrat duhet të mbyllen në orën 10:00 të mbrëmjes dhe nuk do të lejohen grupimet me më shumë se 10 persona.
“Po shohim një rritje globale të rasteve me koronavirus dhe Nju Jorku është përballë baticës së COVID-it”, tha Cuomo gjatë një bisede me gazetarët.
“Ne po përballemi me shifra rekord në shtetin tonë. Situata është duke u përkeqësuar shumë çdo ditë”.
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Bill de Blasio i ka përshkruar masat e reja si “mundësinë e fundit” për të ndaluar valën e dytë. Ato do të hyjnë në fuqi nga 13 nëntori.Nju Jorku ka qenë epiqendër e pandemisë së koronavirus në pranverë me gati 1,000 viktima në ditë, në fillim të muajit prill. Kufizimet e reja atje vijnë teksa shtetet tjera janë duke u bërë thirrje njerëzve që ta trajtojnë me seriozitet përhapjen e koronavirusit, sidomos tani kur po afrohet Festa amerikane e Falënderimeve dhe ajo e Krishtlindjeve.
Top Channel