
19.851 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit në Rusi, duke e ccuar kështu numrin e përgjitshëm në 1.836.960 persona.
Me 432 vdekje në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 31.593.
Në Rusi numri i të shëruarve është rritur në 1.369.357, përfshirë 18.616 pacientë të shëruar në 24 orët e fundit.
Vdekja e 432 personave si pasojë e virusit në vend është regjistruar shifra më e” lartë e vdekjeve ditore” e cila e ka rritur në 31.593 numrin e vdekjeve.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi nga 1.2 për qind është ulur në 1.1 për qind dhe te 24.9 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Në kryeqytetin Moskë në 24 orët e fundit janë regjistruar 4.477 raste të reja, me çka numri i tyre është rritur në 485.545, ndërsa me 73 vdekje të reja, numri i viktimave në kryeqytet u rrit në 7.502.
Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se numri i testeve të kryera deri më sot tejkalon shifrën 66.1 milionë.
Top Channel