Dy Anat e “Përp’Puthen-it” në takime, zbuloni zgjedhjet e dy bukurosheve…

11/11/2020 20:17

Dy Anat bënë zgjedhjet e tyre për takimet e javës së ardhshme. Ana (ajo pak më e vjetra për nga koha në emision), tha se do të dëshironte të dilte në një takim me Ervinin.

Karakteri i qetë i djalit, mund t’i risjellë Anës “rehatinë” që i mungon prej kohësh, për shkak të sjelljeve të luhatura të Arjonit në takime dhe “ftohjes” së Fatjonit.

Ndërsa, Ana Kauri pas një takimi me Fatjoni, zgjodhi të dalë me Andin.

Ky i fundit këtë javë doli në takim me Sindin dhe mes tyre u duk se shkoi gjithçka mirë. Ndërsa Ana në takimin me Fatjonin, nisi të debatonte për një keqkuptim të momentit.

Top Channel