Situata e krijuar nga pandemia ne vend ka bere qe Komiteti Teknik i Ekspertëve te propozoje masa te reja kufizuese, si ndalimin e qarkullimit gjate mbremjes ne te gjithe vendin.

Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli ka bërë publik propozimin për mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restorante dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.

Drejtuesja e Komitetit Teknik tha se për administratën publike rekomandohet puna nga shtëpia, në zbatim të protokolleve të sigurisë.

Këto masa do të hyjnë në fuqi ditën e mërkurë në 11 Nëntor dhe do të zgjasin deri në 3 javë. Bëhet e ditur se masat do të rishikohen çdo javë në varësi të situatës dhe dinamikës së ngjarjeve.

 

Top Channel