24/11 09:50
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora ka marrë vëmendje të madhe me paraqitjen e fundit e veshur me të verdha.
Për edicionin e 27-të të evenimentit të ndarjes së çmimeve, MTV Europe Music Awards. Në një postim në rrjetin social Instagram, Rita ka ndarë disa imazhe në të cilat duket mjaft tërheqëse.
Bukuroshja bionde është shfaqur me një fustan të verdhë, kurse për aksesorë ka zgjedhur një rrjetë të zezë që i mbulonte gjysmën e fytyrës.
“Është dita e MTV EMA”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazheve.
Sa i përket artisteve shqiptare, e vetmja e nominuar këtë vit në MTV EMA 2020 është edhe këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa.
Top Channel