Zgjedhjet e SHBA-së/ Republikanët gati për sfidat ligjore

07/11/2020 01:59

Komiteti Kombëtar Republikan në Shtetet e Bashkuara po përpiqet të grumbullojë të paktën 60 milion dollarë për të financuar sfidat ligjore të ngritura nga Presidenti Donald Trump lidhur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Fushata e Presidentit republikan ka ngritur deri tani padi në disa shtete. Me rezultatet e deritanishme, Joe Biden e kalon Trumpin në katër shtete vendimtare: Pensilvani, Georgia, Nevada dhe Arizona. Fitorja për demokratin është shumë e afërt. Mjaftojnë edhe vetëm 20 votat elektoralë për Pensilvanisë për ta vulosur vendosjen e 77 vjeçarit në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Qindra demokratë u mblodhën përpara pranë ndërtesës së numërimit të votave në Filadelfia, të veshur me bluza të verdha ku shkruhej “Numëro çdo votë” dhe duke kërcyer në rrugë. Për ta, praktikisht zgjedhjet u mbyllën. Ndërsa në Detroit, një grup mbështetësish të presidentit Trump, disa të armatosur, protestuan pranë vendit të numërimit, duke tundur flamuj dhe me thirrjet, “Luftoni!”.

Trump tha në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë se ”Ne do ta ndjekim këtë proces përmes çdo aspekti të ligjit për të garantuar që populli amerikan të ketë besim te qeveria jonë. Unë kurrë nuk do të heq dorë nga lufta për ju dhe për vendin tonë.” Policia e Filadelfias sakaq po heton një komplot të pretenduar për të sulmuar Qendrën e Konferencave të Pensilvanisë, ku po vazhdon numërimi i votave.

Ajo tha se mori një informacion në lidhje me një kamion me njerëz të armatosur që po shkonte drejt vendit të numërimit dhe se kishte arrestuar dy persona, të cilëve u kishte konfiskuar armet. Njoftime për protestues të armatosur mbërrijnë dhe nga Arizona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA