Iljaz Memushi punon gati 10 orë çdo ditë si taksist në Gjirokastër. Koha e pritjes për klientë muajt e fundit është më e gjatë se koha e punës. Mbyllja e kufirit me Greqinë reduktoi seriozisht të ardhurat ditore për të dhe kolegët e tij  për shkak se 30% e xhiros realizohej prej transportit të pasagjerëve drejt Kakavijës.

“Ne jemi të lidhur direkt me Greqinë. Sa më e hapur të jetë lëvizja aq më shumë mundësi ka. Mbyllja i ka ndikuar të gjithë. Kishte autobusa, taksi dhe njerëz që shkonin përditë. Tani jemi të gjithë brenda një vathe.”

Edhe klientët e Iljazit ata që udhëtonin disa herë në javë drejt Greqisë për arsye shëndetësore, për të blerë ilaçe apo edhe për të punuar si punëtorë sezonalë qarkullojnë shumë pak. Në Dropull ku 80% e popullsisë është në moshë pensioni banorët e vetmuar janë duke ju drejtuar qendrave shëndetësore në Shqipëri për të marrë shërbimet e rastit ndërsa të afërmit në Greqi sigurojnë blerjen dhe transportin e ilaçeve.

Paralizimi i shkëmbimeve me Greqinë që prej Qershorit për shkak të Covid-19 besohet se ka goditur rëndë të ardhurat që banorët siguronin prej këtyre shkëmbimeve në të dy anët e kufirit. Kostot për realizimin e tamponëve disa herë në muaj për të kaluar kufirin janë të papërballueshme për shumicën e qytetarëve.

Pjesë e ciklit të dëmit ekonomik është edhe tregu grek, që shënon rënie të xhiros dhe të ardhurave për fermerët, mallrat e konsumit me pakicë dhe shërbimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA