“Kap ndonjë babi me lekë në Dubai”, modelja i kthehet komentuesit: Po të doja sheik…

06/11/2020 17:26

Modelja Lei Legasi ishte e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

E bërë e njohur në rubrikën “She’s On Top” në “E Diell”, Lei tregoi se në moshë shumë të re shkoi për të punuar në Dubai. Paragjykimet e ndoqën, madje dhe nga të afërmit, të cilët mendojnë se ajo në vendin ekzotik punonte eskortë e sheikëve të pasur.

Por Lei e ka hodhi poshtë këtë hipotezë, duke rrëfyer se ka punuar në punë të ndershme, ku fitonte mjaftueshëm para.

“Kap ndonjë babi me lekë në Dubai”, pyeti një fans bukuroshen.

Nuk mungoi dhe përgjigjja e Leit, e cila tha se do t’i pëlqente si ide që të krijonte një lidhje me një sheik beqar, por shtoi se ata nuk janë të lehtë për t’u gjetur.

“Po të doja sheik nuk do të isha këtu në Shqipëri, por në Dubai. Do të më pëlqente, por nuk është aq e lehtë të gjenden. Se po ta kisha gjendur pse jo. Kuptohet të ishte ndonjë sheik beqar, e jo të isha gruaja e dytë ose e tretë”, tha Lei.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel