Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Flet Genard Hajdini: Mbështes Trump, presidenti në krahë të krishterëve

04/11/2020 17:40

Në studion e emisionit “Ftesë në 5”, po flitet për zgjedhjet presidenciale që po mbahen përtej oqeanit.

Aktualisht, kandidati demokrat Joe Biden është në epërsi të lehtë nga presidenti Donald Trump. Genard Hajdini, një simpatizant i hapur i Presidentit Donald Trump, tregoi në studio arsyet se përse pëlqen politikat e ndjekura nga presidenti. Ai tha se Trump është pro krishterëve, e në një takim në kishë, sipas Genardit njerëzit kanë nisur të luten për Trump-in. Gjithashtu shtoi se Trump-i ka mbështetur hebrenjtë, e me këtë veprim ka fituar shumë kredite në radhët e të krishterëve amerikanë.

“Unë jam simpatizant i të dyve, pak më shumë i Trump-it. Ai duhet të kujdesej pak më shumë për shëndetësinë dhe emigracionin. Sa i përket ushtrisë, ai e forcoi shumë ushtrinë amerikane. Madje mori shumë para nga NATO, arriti të grumbullonte para. Ne na ndikojnë sepse jemi në NATO dhe të kemi sigurinë të fortë. Turmpi doli pro hebrenjve, duke dalë pro lobit hebre, ai doli edhe proi ungjillorëve që e përkrahin hebrenjtë. Veprat që ka bërë Trump-i duke shkuar në kishat protestante. Këto kisha kanë shumë ndjekës, Trump-i duke dhënë para, shkoi Trump-i aty ata u lutën të gjithë për Trump-in. Aborti është një nga pikat kryesore të ungjillorëve, ata mendojnë që njeriu lind që në ngjizje dhe për këtë arsye e dënojnë abortin”, tha Hajdini.

Top Channel