Këngëtari Frederik Ndoci

Këngëtari Frederik Ndoci në një lidhje me skype në emisionin “Shqipëria Live” komentoi zgjedhjet që u mbajtën ditën e djeshme në SHBA.

Artisti që jeton prej vitesh në Amerikë, tha se demokratët me në krye Joe Biden duan të vjedhin votën. Ai tha se votimi me postë ka krijuar më shumë mundësi që të ketë shkelje.

Kjo është një garë që nuk ka mbarim, pavarësisht që demokratët duan të vjedhin votat. Në postat e Amerikës, u gjetën qindra miliona vota, marrin identitetin e personit dhe ia vënë personit që duan. Është e kamufluar, votimi me votë është që të mbushësh një fletë, këtë vit ata kanë shikuar koronavirus për të frikësuar njerëzit. Ti dërgon letrën e mbushur me zarf në postë, e merr zyra postare, aty janë disa njerëz dhe i palosin ato vota dhe kur vota është e pavlefshme, ata shënojnë emrin dhe ia japin partisë. Është shumë e rrezikshme të identifikohet më vonë se kush ka shkelur, pasi do të ketë trazira, ku protestuesit paguhen për të dalë. Mbi 30 mijë njerëz kanë votuar dy herë, madje kanë futur edhe emra të personave të vdekur”, tha Ndoci.

Kujtojmë se këngëtari jeton prej vitesh në Amerikë, ku ka ndërtuar dhe jetën e tij.

Joe Biden dhe Donald Trump po përjetojnë një ‘Luftë të Ftohtë’ mes tyre për të qenë  në krye të SHBA-së deri në publikimin e rezultateve.

 

Top Channel