Jennifer Lopez, Alex Rodriguez dhe Joe Biden

Jennifer Lopez inkurajoi fansat e saj që të dilnin dhe të votonin përmes një seti fotografish të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Artistja e nominuar për Çmimin ‘Grammy’ shprehu entuziazmin e saj për Ditën e Zgjedhjeve në një mbishkrim me një selfie nga palestra.

“Unë votova! Le të shkojmë Amerika! Biden dhe Harris 2020”.

Kërcimtarja dhe këngëtarja 51 vjeçare, përmes ‘hashtagut’ tregoi se ajo kishte votuar për ish-nënkryetarin Joe Biden.

Këngëtarja u shfaq në fotografi me një palë gjysma sportive rozë dhe një palë syze dielli të personalizuara nga ‘Quay’.

Aktorja e filmit “Marry Me” kishte vënë një palë vathë prej ari dhe një stampë ku shkruhej “Unë votova”, të cilën e kishte ngjitur në gjoks.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel