Ana

Në takimin e parë mes tyre, Tea dhe Arjoni, e treguan hapur pëlqimin për njëri-tjetrit.

Për ta avancuar më tej këtë ndjenjë paraprake, dyshja vendosi të dilte në një takim të dytë, e cila nuk shkoi aspak ashtu siç pritej. Arjoni u paraqit i ftohtë në sjelle, madje refuzoi ftesën e Teas për të vallëzuar, duke shtuar se atë e bën vetëm për një vajzë që e pëlqen vërtetë.

Në studio, po të njëjtës ftesë për të vallëzuar, por të bërë nga Ana, Arjoni iu përgjigj pozitivisht, duke kërcyer disa momente me bukuroshen brune. Më pas, kjo e fundit e zgjodhi djalin në një takim, për t’u njohur akoma më shumë së bashku.

Teksa puntatën e sotme, pritej të transmetohej takimi i tyre, vëmendja u rikthye sërish nga episodi i javës së kaluar. Ana shpjegoi se përse u treguar disi e stepur në momentin e vallëzimit, duke shtuar se e gjitha ishte për të mos lënduar Tean.

“Në fakt doja ta shmangia si situatë, nuk doja të kërceja, sepse mund të lëndoja Tean.  Do të doja të bëja një kërcim, kur të kisha bërë 2 apo tre takime me të”, tha Ana.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel