Mazniku e thotë hapur: Mbështes Biden. Aktivistja shqiptare: Do zhgënjehesh…
03/11/2020 22:16
TIRANË– Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka shprehur hapur mbështetjen e tij ndaj kandidatit demokrat për president në SHBA, Joe Biden.
I vendosur përballë aktivistes Evi Kokalarit në emisionin “Open”, të dy shkëmbyen batuta lidhur me kandidatët që mbështesnin në zgjedhje.
PJESË NGA BISEDA:
Evi Kokalari: Biden ka nxjerrë sa për qokë një plan për Shqipërinë dhe Kosovën. Do zhgënjehet…
Mazniku: Mund të zhgënjehem, por Biden ka politikë shumë të qartë. Mund të kemi opinione të ndryshëm për politikën e brendshme, por në raport me Kosovën dhe Shqipërinë ka politikë të qartë. Ka qenë disa herë në Kosovë dhe e njeh mirë rajonin. Nuk besoj që do të zhgënjejë shqiptarët.
Top Channel