Konkurrentja e re e ‘Për’Puthen’ vendos me ‘shpatulla pas murit’ Arjonin: Ti nuk je i dashuruar, s’ke respekt…

03/11/2020 19:28
Konkurrentja e re, Ana

Ana Kauri, është vajza më e re që i është bashkuar emisionit “Për’Puthen”.

Bukuroshja 26-vjeçare, komentoi pëlqimin e pretenduar nga Arjoni në drejtim të Anës. Ajo tha se sipas saj Arjoni nuk ka pëlqim për Anën, pasi nuk e respekton atë. Kjo u pa në një moment të bisedës në studio, kur djali iu drejtua bukuroshes me fjalët “boll, qepe, po flas unë”.

“Arjoni nuk më duket i dashuruar. Kur ke pëlqim për një femër, nuk e hedh dot poshtë ashtu siç e bëre ti më pas. Nuk iu drejtove as me emër. Nëse e pëlqen aq sa thua ti duhet të kesh respekt, ti nuk ke. Unë nuk e supozoj që ti ke respekt për të, e jo më ndjenjë që pretendon ti”, tha Ana.

FOTO GALERI
3/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA