Kandidati demokrat Joe Biden dhe ai republikan Donald Trump janë në garë në zgjedhjet që po mbahen ditën e sotme në SHBA.
Edhe komuniteti shqiptar në Amerikë është shumë entuziast për zgjedhjet, të cilët janë të ndarë në dy grupe: me ata që mbështesin Biden dhe komunitetin që po mbështesin Trumpin.
Në këtë të fundit është përfshirë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, e cila ditë më parë performoi live në Michingan, në festën e organizuar nga shqiptarët që po përkrahin Trumpin.
Qereti në ditën e zgjedhjeve publikoi një fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej duke qëndruar në “Trump International Hotel”, e cila ndodhet në pronësi të Donald Trumpit, në Washington D.C.
“Dhoma e ndenjës amerikane”, shkroi Bleona në një fotografi, ku shfaqej mjaft atraktive e veshur me një bluzë të bardhë dhe me një buzëqeshje në fytyrë. Bleona ka shprehur hapur mbështetjen e saj për Donald Trumpin në këto zgjedhje, teksa ka pasur rastin që në të kaluarën edhe të takohet nga afër me Trump.
Top Channel