Tiranë/ Hidhet nga kati i tretë i pallatit 77-vjeçari, dërgohet në gjendje të rëndë në spital
02/11/2020 19:54
Tiranë- Një 77-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte.
Sipas policisë i moshuari është, H.K i cili u dërgua menjëherë në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.11.2020, rreth orës 18:54, në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, dyshohet se është vetë’hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi H.K., 77 vjeç, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel