Mbyllet protesta e 37 në Tiranë/ Pas fjalimeve te Kryeministria, marshohet nëpër kryeqytet
06/07/2026 22:11
Qytetarë u mblodhën edhe këtë mbrëmje në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas marshimin drejt Kryeministrisë, në ditën e 37-të të protestës.
Protestuesit kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e qeverisë, ndërsa kërkojnë ndryshime politike dhe plotësimin e kërkesave të tyre.
“Duhet të qëndrojmë të bashkuar”, u shpreh një prej protestuesve teksa fliste në podiumin e improvizuar para Kryeministrisë.
E sikundër çdo natë, pas disa orës para Kryeministrisë dhe fjalimeve të mbajtura aty, protestuesit kanë marshuar nëpër rrugët e Tiranës, duke e mbyllur tubimin paqësisht.
Top Channel