Bankat po tregohen konservatore duke mos financuar ndërmarrjet bujqësore.

Shqetësimi është ngritur nga drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor, Frida Krifca, sipas të cilës fermerët dhe agropërpunuesit po hasin vështirësi të mëdha në marrjen e huave. Ajo ka kërkuar më shumë mbështetje nga sistemi bankar.

Frida Krifca: Fermerët e kanë shumë të vështirë të marrin kredi në bankë. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë janë alarmante për 2019, vetëm 1.6% rezulton kreditimi për bujqësinë. Kërkojmë mbështetjen e bankave në këtë drejtim. Pa financim nuk ka zhvillim.

Edhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka kërkuar vendosjen e një dialogu mes bankave dhe bizneseve që operojnë në këtë sektor për të rritur financimin.

“Bankat dhe bizneset duhet të bashkëpunojnë. Kriteret janë të shtrënguara, por edhe bizneset duhet të jenë të rregullta me dorëzimin e dokumentave që kërkohen nga banka. Është shumë më rëndësi vendosja e një dialogu ndërmjet tyre me qëllim mbarëvajtjen e të gjithë procesit.”

Kreditimi për bujqësinë mbetet ende në nivele shumë të ulëta, duke zënë një peshë të papërfillshme në 1.6% të portofolit total të kredisë sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë.

Top Channel