Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim

Në Ditën Ndërkombëtare për t’i dhënë Fund Pandëshkueshmërisë së Krimeve kundër Gazetarëve, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Shqipërisë, Yuri Kim ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku del krah gazetarëve.

Yuri Kim në reagimin e saj shkruan së SHBA mbështetin rolin jetik të gazetarëve në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështetin rolin jetik të gazetarëve në të gjithë botën, përfshirë edhe Shqipërinë. Ata janë burim llogaridhënies dhe informacionit. Ata janë thelbësorë për demokracitë. Ata nuk duhet të sulmohen apo të kërcënohen sepse bëjnë pyetje të vështira dhe tregojnë faktet”, shkruan Kim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA