Emily Ratajkovski nuk ka shumë që tregoi se është në pritje të fëmijës së saj të parë.
Modelja e famshme, e cila është njëkohësisht dhe aktore zgjodhi një kostum të veçantë për Halloween: vuri vetëm një paruke në kokë dhe rikrijoi foton ikonike të yllit Hollivudian Demi Moore, të realizuar në kohën kur ajo vetë ishte shtatzënë me njërën prej tre vajzave të saj. Fotoja e publikuar në revistën Vanity Fair në vitin 1991 mbetet sot e kësaj dite një ndër më të imituarat në botë.
Kur njoftoi në 26 tetor se së bashku me të shoqin, producentin Sebastian Bear-McClard do të bëhen prindër, Emily befasoi me pohimin se nuk do ta tregojnë gjininë e fëmijës së tyre deri kur ai të bëhet 18 vjec. “ Të gjithë ata që e morën vesh qeshën me ne. E vërteta është se gjërat janë më komplekse sesa gjinia së cilës i përket fëmija që do të vijë ne jetë, e përpos kësaj, nuk e kemi idenë as vetë se çfarë do të jetë”, u shpreh modelja.
Top Channel