“26.5 miliardë lekë ose 213 milionë euro është fondi total që do të marrin 61 bashkitë e vendit nga buxheti i vitit të ardhshëm në formën e transfertës së pakushtëzuar.”

Sipas projektbuxhetit 2021, transferta e pakushtëzuar e përgjithshme përbën rreth 18.2 miliardë lekë të këtij totali, vlerë e cila mbetet në të njëjtat nivele të një viti më parë.

Këtij zëri do t’i shtohen edhe fondet prej 7.8 miliardë lekë transfertë e pakushtëzuar sektoriale për funksionet e reja si, teksa janë akorduar për herë të parë edhe 500 milionë lekë si transfertë specifike për emergjencat civile.

Për kreun e Shoqatës së Bashkive, Agron Haxhimali edhe pse buxheti i pushtetit vendor ka nevojë për më shumë fonde, është i pranueshëm duke marrë parasysh edhe goditjen që kanë marrë financat nga tërmeti dhe pandemia.

Sa i takon shpenzimeve të pushtetit vendor, sipas Financave janë parashikuar në masën e 56.3 miliardë lekëve ose 454.1 milionë euro, ku përfshihet edhe transferta e pakushtëzuar totale.

Të ardhurat nga ana tjetër, pritet të rriten me rreth 900 milionë lekë duke përfshirë këtu shpërndarjen e tatimit mbi të ardhurat personale, ndërsa ndikim të konsiderueshme në peshën e rritjes së tyre pritet të japë edhe mbledhja e taksës së pronës.

Top Channel