Kryeministri britanik, Boris Johnson po merr në konsideratë mundësinë e shpalljes së një izolimi një mujor në të gjithë Anglinë, me shpresën se masat mund të zbuten para Krishtlindjes.
Një urdhër i ri për qëndrim në shtëpi mund të shpallet të hënën, me shkollat, kolegjet dhe universitetet që do të përjashtohet. Dokumentet e para nga BBC sugjerojnë se Britania e madhe po ecën drejt një bilanci akoma më të rëndë krahasuar me valën e parë nëse kufizime të reja nuk hyjnë në fuqi.
“Qëndroni në shtëpi nga e enjtja. Gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme ne planifikojmë një zgjerim të qëndrueshëm, por masiv në vendosjen e këtyre testeve të shpejta të kthimit“, tha Johnson në një konferencë.
Viktimat mund të shkojnë deri në 4 mijë në ditë, sugjeron një nga modelet nëse nuk do të ketë ndryshim politikash me qëllim që të ndalohet përhapja e sëmundjes. Në kulmin e pandemisë, gjatë pranverës, Britania e Madhe arriti të regjistronte mbi 1 mijë viktima në ditë.
Asnjë vendim përfundimtar nuk është marrë ende dhe jo të gjithë anëtarët e kabinetit janë konsultuar për hapat e ardhshëm. Por duket se Johnson ka gjasa të ndërmarrë aksionin shkallë kombëtare pasi më herët kishte premtuar se do të bënte gjithçka që mundej për të evituar një izolim tjetër.
Shkalla e infektimit ndërkohë është rritur shumë edhe përtej detit duke sjellë në forma të reja izolimi në Belgjikë, Francë dhe Gjermani.
Top Channel