Tronditëse në Itali/ 53-vjeçari dyshohet se mbyti nënën 85-vjeçare në gjumë pas konflikteve të vazhdueshme

28/09/2026 20:03

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pellezzanon, në provincën e Salernos në Itali, ku një grua 85-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën ku jetonte me djalin e saj.

Karabinierët e Mercato San Severinos kanë ndaluar djalin e viktimës, një 53-vjeçar, ndërsa autoritetet po kryejnë të gjitha verifikimet nën drejtimin e Prokurorisë së Salernos.

Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve, 53-vjeçari dyshohet se e ka mbytur nënën e tij ndërsa ajo ishte duke pushuar në banesë. Në bazë të ngjarjes dyshohet se kanë qenë konflikte dhe mosmarrëveshje që kishin zgjatur prej kohësh mes nënës dhe djalit.

Pas ngjarjes, 53-vjeçari dyshohet se ka telefonuar numrin e emergjencës 112 dhe ka treguar atë që kishte bërë. Më pas është larguar nga banesa.

Karabinierët e kanë gjetur pak kohë më vonë teksa ecte në këmbë nëpër rrugët e qytetit dhe e kanë ndaluar.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën dhe motivet e ngjarjes.

Top Channel