540 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar ditën e sotme vetëm në Selanik, kryeqytetin e Greqisë.
Sipas të dhënave të përditshme të Organizmit Kombëtar të Shëndetit në Greqi është regjistruar përsëri shifër rekord e të prekurve me koronavirus.
Në 24 orët e fundit janë konstatuar 1690 persona pozitivë prej të cilëve 540 në Selanik ,qytet me rreth 1 milionë banorë dhe 422 në kryeqytetin e Athinës prej gati 5 milionë banorësh.
Kështu numri i përgjithshëm i rasteve prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 37196, ndërsa edhe numri i viktimave ka shkuar në 620 bashkë me 5 persona që kanë humbur jetën sot. Në terapinë intensive janë 128 pacientë.
Ndërsa në qytetet e tjera të Greqisë veçohen sot • 33 raste në Drame• 34 raste në Evros• 24 raste në Imathia • 24 raste në Janinë• 33 raste në Kavala• 89 raste në Larisa• 38 raste Messinia, • 29 raste në Pella• 60 raste Rodopi• 24 raste në Halkidiki.
Pasi e ka anuluar mesazhin e tij televiziv për shkak të tërmetit kryeministri Mitsotakis do t’i drejtohet të shtunën në orën 15.00 popullit grek me një fjalim për masat e reja në përballimin e pandemisë, ndërsa do të bëjë thirrje për mobilizimin e qytetarëve për të ndaluar përhapjen e shpejtë të koronavirusit.
Ndër masat e reja pritet që të mbyllen ato biznese apo sektorë ekonomike të cilat bëjnë të mundur përqendrimin masiv të njerëzve si klubet, restorantet, aktivitete sportive, por edhe tubime masive shoqërore dhe sociale.
Specialistët e sëmundjeve infektive sugjerojnë mbylljen e restoranteve dhe të gjitha dyqaneve prej orës 21:00 ose 22:00 të mbrëmjes edhe në qytetet e tjera me nivel me të ulët rrezikshmërie. Ndërsa shqyrtohet edhe ndalimi i udhëtimeve të banorëve të zonave që janë në nivelin 4 të rrezikshmërisë së transmetimit të koronavirusit.
Aleksandër Marku
Top Channel