Rama: Meta flet për 5 qershorin si për 29 Nëntorin. Ka harruar se është Presidenti, do të hedhë në erë zgjedhjet!

29/10/2020 14:54

Kryeministri Edi Rama duke folur për Kodin Zgjedhor dhe rrëzimin e tij në parlament tha se Meta ka harruar se është presidenti i vendit.

Madje kryeministri Edi Rama tha se qëllimi i vërtetë i Metës është “të hedhë në erë zgjedhjet”.

“Këta të opozitës jashtë janë si një çokollatë kinder të dalin njëri pas tjetrit. Meta duke e çuar kodin në Venecia me atë lum argumentash, do të dalë aty ku donte dhe më para: të hedhë në erë zgjedhjet.

Jo mo, ne do e bëjmë këtë sepse me këtë fiton përfundimisht zgjedhësi, e di ai se kë voton. Unë mendoj që me këtë ligj të gjithë do jenë të lehtësuar për faktin se askush përveç PS që nuk mori atë që donte, të gjithë morën atë që donin.

Ne një gjë donim, por se ngritëm fare, ua lamë të tjerëve se na u bënë dy opozita një në shtëpi dhe një ete oborri. Nuk e kuptoj Metën që flet për 5 qershorin si për 29 Nëntorin, aty e ka 5 qershorin. E ka harruar detyrën që ka, e ka kthyer Presidentin në një krijesë që vendoset nëpër ara për të trembur zogjtë. Ai kërcënon, shantazhon, shfaqet sa në një bust në tjetrin, ngre akuza sikur ne po shkelim mbi gjakun e tyre. Ne po kërkojmë që thjesht t’i lërë të qetë dhe të sillet si presidenti i Republikës dhe jo shefi i Monikës”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA