Në studion e emisionit “Open”, po flitet mbi rrëzimin e dekretit të presidentit nga parlamenti, në lidhje ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Gjatë fjalës së tij në studio, analisti Enton Abilekaj parashikoi një masakër elektorale më 25 prill, ndërsa Spiropali e cilësoi këtë deklaratë si propagandë, duke shtuar se masakër elektorale ka bërë vazhdimisht Sali Berisha.
Abilekaj: Qeveria po përgatit një masakër elektorale në 25 prill
Sporopali: Ti je Abileka, apo Gaz Bardhim, ju po bëni alibi për ta, masakër elektorale ka bërë Sali Berisha
Abilekaj: Një nervi që ka 11 vjet që nuk bën zgjedhje në partinë e vet.
Spiropali: Ne fituam në 2013 në 2015, 2017, ju na qani hallin. Shqiptarët e dinë që është e vetmja forcë që po bën punë.
Abilekaj: Ky njeriu ka 11 vjet që nuk bën zgjedhje në parti, po ndryshon gjendjen civile të njerëzve.
Spiropali: Ia humb peshën fjalës kur e keqinterpreton. Këto janë propaganda.
Top Channel