Toka “ndihmon” veten/ Zbulohet barriera gjigante koralore

28/10/2020 13:41

Një barriere tjetër gjigante koralore është zbuluar në skajin më verior të barrierës ekzistuese të Australisë, zbulimi i parë i këtij lloji ky në 120 vjet sipas shkencëtarëve.

Me një lartësi prej 500 metrash, barrierë e re është praktikisht më e lartë se Empire State Building e Nju Jorkut dhe Kullat Binjake Petronas në Kuala Lumpur të Malajzisë. Studiuesit e përfshirë në një mision 12 mujor kërkimesh, e zbuluan strukturën e shkëputur korale teksa po realizonin hartat 3D të shtratit të detit në atë zonë. Një ekip në bordin e anijes kërkimore në grupit jofitimprurës Schmidt Ocean Institute (SOI), të përdorur për këtë ekspeditë, dërgoi një robot nënujor për të eksploruar barrierën e stërmadhe. Drejtues të misionit thanë se ky zbulim dëshmon qartë sesa është “ bota përtej vijës sonë bregdetare”.

Barriera koralore e Australisë, më e madhja e këtij lloji në botë, është shtëpi e më shumë se 1500 lloje peshqish, 411 lloje koralesh e dhjetëra speciesh të tjera. e shtrirë në më shumë se 2,300 km, ajo u caktua në 1981-shin si zonë e Trashëgimisë Botërore “rëndësinë e tij të madhe shkencore” që ka. Por vitet e fundit, është dëmtuar shumë nga ngrohja e detit që ka shkatërruar një pjesë të koraleve e ka shpejtuar rritjen e algave dhe ndotësve të tjerë. E teksa barriere në fjalë rezultonte të kishte humbur më shumë se gjysmën e koraleve të saj që nga 1995-sa, natyra duket kishte krijuar një tjetër strehë për to.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA