Rama sërish thirrje naftëtarëve: Mbyllni grevën dhe do të vij tek ju menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime!

28/10/2020 11:11
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për grevistët në Ballsh. Këta të fundit pas reagimit të pak mëparshëm të kreut të qeverisë, thanë se kur të marrin diçka konkrete do dalin nga greva.

Gratë dhe naftëtarët vazhdojnë të kenë të njëjtin qëndrim. Ata thanë se paralelisht me grevën e urisë, janë të gatshëm që një grup naftëtarësh të bisedojë me kryeministrin për marrjen e pagave.

Por  përgjigjja e Ramës ishte e prerë dhe e menjëhershme: Më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyll greva!

Rama në twitter

Miqtë e mi jo, më vjen keq po ne nuk do të ulemi dot në tavolinë pa u mbyll greva! Qeveria nuk negocion nën presionin e askujt dhe nuk pranon ultimatume nga askush. Mbyllni grevën dhe do të vij unë tek ju, menjëherë! Ndryshe s’ka bisedime.

Edhe më herët kryeministri tha se është e pamundur të bisedohet ultimatume, ndërsa thotë se po punohet për të gjetur investitorë që të rindezin rafinerinë.

“Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria”, shkruajti Rama më herët.

Lexo edhe: https://top-channel.tv/2020/10/28/po-punojme-per-te-gjetur-investitore-qe-te-rindezin-rafinerine-rama-thirrje-grave-naftetare-do-vij-tek-ju-sapo-te-mbyllni-greven/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA