Debati mes Mustafa Nanos dhe Redi Shehut mbrëmjen e sotme në Open ka vijuar, ku të dy kanë shprehur mendime të ndryshme duke mos rënë në të njëjtin mendim.
Nano është shprehur se të gjithë myslimanët i prek ky debat, por ata duhet të jenë të moderuar. Ndërsa Shehu i është kthyer se myslimanët janë të gjithë të njëjtë, nuk ka të moderuar apo të pamoderuar.
Mustafa Nano: Ky është debat që po ndiqet, ka shumë myslimanë në Shqipëri, brenda botës myslimane që janë me idenë që liria e shprehjes duhet të aplikohet por të mos preket profeti Muhamed. Unë do të doja që këto myslimanë të jenë të moderuar, mirëpo kur dëgjojnë ata njerëz, kur këtyre nuk i del nga goja që dakord karikaturat më kanë fyer, ndihen të legjitimuar.
Redi Shehu: Unë sa të thash liria e shprehjes është e shenjtë. Ajo që nuk respekton dinjitetin nuk është liri e shprehjes. Myslimani i moderuar, ca është kjo? të gjithë myslimanët janë të njëjtë.
Top Channel