Kim Kardashian ‘tërbon’ fansat: Të pasurit bëjnë sikur janë normalë!

28/10/2020 18:54

Kim Kardashian festoi datëlindjen e 40-të në një ishull privat dhe nuk do të ishte problem nëse ajo nuk do ta kishte përshkruar këtë festë si një “gjë të thjeshtë”.

“Para koronavirusit, unë nuk mendoj se dikush prej nesh i vlerësonte lukset e thjeshta të tilla si udhëtimet dhe mundësinë për të kaluar kohë me miqtë dhe familjen në një mjedis të sigurt,” shkroi ajo në Twitter.

Dy javë pasi të gjithë kaluan testet shëndetësore dhe ishin në karantinë, ajo vendosi të befasojë miqtë dhe familjen e saj më të ngushtë duke organizuar një aheng në një ishull privat.

Ndërsa disa ndjekës në Twitter vlerësuan sinqeritetin e saj, të tjerët e konsideruan këtë post “të pandjeshëm” kur konsideroni familjet e ndara nga koronavirusi.

“Është kaq groteske. Të pasurit mund të shtiren si njerëz normalë në një ishull privat. Në fakt, njerëzit normalë anulojnë Falënderimet dhe Krishtlindjet,” shkroi një përdorues i rrjetit social.

Muzikanti britanik Peter Frampton gjithashtu nuk la pa kritikuar yllin e famshëm të realitetit.

“A jeni kaq të pashpresë sa nuk e kuptoni se kjo nuk është diçka që shumica e njerëzve do të donin të dëgjonin në mes të një pandemie? Njerëzit shkojnë në kuzhina publike, jo në ishuj privatë,” komentoi Frampton.

FOTO GALERI
9/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA