Një vrasës serial i mbiquajtur ‘Luciferi’ ka thënë së fundmi se nuk ka asnjë pendesë për vrasjen e 48 kolegëve të tij të burgosur.
Marcos Paulo da Silva ishte 18 vjeç kur u burgos për herë të parë për vjedhje të vogla në 1995, por tashmë përballet me burgosjen deri në vdekje pas transformimit në një prej të burgosurve më të rrezikshëm në Brazil.
Ai u bë fillimisht i famshëm për vrasjet me prerje koke të pesë të burgosurve në kompleksin Serra Azul Jail në Sao Paulo në vitin 2011.
42 vjeçari Da Silva raportohet se përdori një fikëse zjarri për t’i bërë ata të humbisnin ndjenjat para se t’i priste kokën me një thikë të improvizuar, që është dhe masakra e tij më e madhe ende sot.
Da Silva, i mbushur me tatuazhe kryqesh të thyer dhe ngjyrosje në kokë, nuk është gjykuar për shumë nga krimet e tij por vetëm me dënimet marra ka kumulaur një dënim prej 217 vjet burg.
Kohët e fundit ai i ka thënë një gjykatësi: “Nuk kam asnjë pendesë për vrasjen e këtyre njerëzve. Ata ishin përdhunues dhe hajdutë që përfitonin nga të burgosur të tjerë dhe i grabisnin ata”.
Historia e tij e pazakontë është portretizuar në mediat vendase, ku da Silva përshkruhet si drejtuesi i bande killerësh të krijuar për të vrarë anëtarët e PCC – një nga bandat më të mëdha të burgjeve në Brazil.
Zyrtarët thonë se është vetëm çështje kohe para se Da Silva të vrasë përsëri dhe të transferohet në një tjetër burg. Por numri i burgjeve që e pranojnë atë po zvogëlohet. Psikologët thonë se është i sëmurë mendor dhe se duhet të trajtohet urgjentisht.
Top Channel