“Truprojat ruanin të brendshmet e tyre”/ Bukuri natyrale, njihuni me modelet që bënin namin në vitet ’90 (FOTO)

27/10/2020 10:12

Ne të vërtetë mund t’i quajmë vitet ’90 si epoka e super-modeleve më të guximshme dhe të vetme në përgjithësi. Në atë kohë, ato parakalonin në pistat e modës dhe secila kishte një lloj bukurie të veçantë.

Claudia Schiffer, Christy Turlington, Cindy Crawford, Linda Evangelista dhe Naomi Campbell mburreshin me famën e yjeve më të mëdha të muzikës dhe nuk kishte njeri që nuk dinte për to.

“Ishte një kohë e çmendur! Jetoja si një yll roku … Në çdo shfaqje mode, më ruanin truprojat … Jo vetëm unë, por edhe rrobat, madje edhe të brendshmet – po, sytjenat dhe brekët! Sepse sa herë që dilja në pistë dhe kthehesha, gjërat e mia ishin zhdukur. Kjo është arsyeja pse të brendshmet e mia dikur duhet të kishin rojet e tyre të sigurisë “, pati deklaruar Claudia Schiffer.

“Le të mos zgjohemi për më pak se 10,000 dollarë në ditë,” pati deklaruar Linda Evangelista për revistën Vogue në vitin 1990.

Në të vërtetë, ishte një kohë e veçantë që për fat të keq nuk do të përsëritet në industrinë e modës, dhe ne vendosëm t’ju kujtojmë bukuroshet që atëherë shkëlqenin në ballinat e revistave më të njohura botërore.

FOTO GALERI
10/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA