Ekspozita e 800 veprave/ Botimet më të vjetra në COD në kuadër të 100 vjetorit të Bibliotekës

27/10/2020 12:31

Nuk ka shprehje më te bukur se kjo për të nxjerrë në pah dhe ekspozuar për publikun librat më të vjetër të Bibliotekës Kombëtare në këtë 100 vjetori te saj.

Libra te cilat tregojnë se historia e Shqipërisë ka qenë e lidhur në çdo hallkë me historinë e vendeve të tjerë perëndimore. Libra që tregojnë se ka patur vizionarë që kanë drejtuar këtë Bibliotekë dhe që i kanë bërë pjesë të saj.

Rreth 800 vepra ekspozohen ne COD, në Kryeministri. 80 përqind e tyre për herë te parë.

Piro Misha: Këtu është trashëgimia e shkruar e popullit tonë. Këto vepra përfaqësojnë pikat themelore të historisë. Këtu është një trashëgimi universale që përmban Biblioteka që vlen të njihet e bëhet publike. Qe nga antikiteti greko romak, bizantinë, venecianë e kështu me radhë. Këtu kemi të bëjmë me Perandorinë Osmane. Libra të besimeve fetare. Janë te gjitha vepra para 1800.

Është një ekspozitë që sjell rrugëtimin e gjatë të kësaj biblioteke, që nga fillimet e saj me vetëm 3 000 libra në vitin 1920, kur u krijua, në rreth 1.300.000 njësi bibliotekare që ajo ka sot.

Piro Misha: Fillojnë nga librat më të vjetër të Bibliotekës Kombëtare, inkunablat e vitit 1400. Libri i parë i Papa Piu II, predikimet e Shen Agostinit. Pastaj fillojmë me Bogdanin, Budin, Bardhin, Historitë e Skënderbeut dhe gjithë ato libra qe janë në themelet e identitetit tonë kombëtar.

Qëllimi i kësaj ekspozite është t’i japë një dimension të ri Bibliotekës Kombëtare. Ekspozita do të qëndrojë për publikun deri më 2 nëntor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA