Akuzohet për sulm ndaj një producentit, këngëtari Chris Brown del para gjykatës pas lirimit me kusht Lily James flirtonte me aktorin Armie Hammer, gjatë xhirimeve të filmit “Rebecca”, te transmetuar në rrjetin Netflix.
Aktorja e njohur vazhdon të mbetet në qendër të thashethemeve. Pas publikimit të fotove në fillim të muajit tetor me aktorin e martuar Domenic West, babai i katër fëmijëve, ku 31-vjeçarja dhe kolegu i saj 20 vjet më i madh u fotografuan duke u puthur në Romë, Lily u përfshi nga një stuhi e vërtetë thashethemesh.
Ende pa u fashitur mirë ai skandal, Daily Mail nxjerr thashethemin e radhës për të. Sipas të përditshmes britanike, Lily vitin e kaluar ishte ngacmuar shumë në sheshxhirim dhe me mesazhe me Armie Hammer, edhe i martuar e me dy fëmijë. Gjatë këssaj periudhe, James i kishte dërguar mesazhe, të cilat më pas e shoqja e aktorit, Elizabeth, i zbuloi. Mesazhet ia copëtuan asaj zemrën, duke bërë që mes dyshes të krijohej një krisje e thellë. Ata u përpoqën ta shpëtonin martesën duke ndjekur një terapi çifti, por nuk funksionoi dhe karantinës u ndanë, duke i dhënë lamturë njëri-tjetrit pas 10 vitesh martese.
Top Channel