Nga jugu për në Tiranë? Ja një zgjidhje se si të shmangni rrethrrotullimin “Shqiponja”

26/10/2020 11:32

Punimet në nyjen “Shqiponja”, pjesë e projektit të Unazës së Madhe të Tiranës kanë hyrë në një fazë të rëndësishme.

Për të gjitha automjetet që vijnë nga jugu, ka një mënyrë se si ato mund të hyjnë lirshëm në Tiranë, pa qenë nevoja të futen në unazën e re apo të kalojnë te rrethrrotullimi, ku ka nisur puna.

Drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga jugu për në kryeqytet mund të zgjedhin të kalojnë fare lehtë nga Rrogozhina për në Elbasan dhe përmes tunelit në Tiranë. Ky sens i ri lëvizjeje është një zgjidhje e mirë, e cila nuk sjell asnjë vonesë për të hyrë në Tiranë, pasi qarkullimi është i lirshëm prej tunelit të Elbasanit dhe për 20 minuta vjen në Tiranë. Ndërkohë, nëse do të zgjedhin rrugën nga Durrësi, mund të hasin edhe më shumë fluks makinash për shkak të biznseve dhe industrisë që është përgjatë gjithë autostradës.

Sigurisht, alternativa të tjera janë dhe ato të sugjeruara nga ARRSh dhe Policia e Shtetit:

Drejtimi i qarkullimit të mjeteve nga segmenti “Dritan Hoxha” për në rrugën “29 Nëntori” nuk do jetë më sipas rrethrrotullimit, në fazën 3 rrethrrotullimi hiqet. Do të ketë një devijim të vogël në të djathtë në rrugën dytësore, të gjithë e njohin si Raiffeisen Bank. Është bërë mbushja në aksin kryesor të trupit të rrugës për të mundësuar këtë devijim të lehtë, në drejtim të rrugës “29 Nëntori”, që është dalja për në Durrës.

Për të gjithë ata që qarkullojnë nga drejtimi i Durrësit në drejtim të Tiranës do jetë i njëjti plan qarkullimi deri në sheshin “Shqiponja”, duke marr devijimin në të djathtë për pjesën e Pallatit me Shigjeta. Për ata që duan të aksesojnë rrugën “Dritan Hoxha” do aksesohen në semaforin e rrugës “Abedin Rexha” e cila të nxjerr në pjesën e zonës së Helikopterëve dhe me tre rrugët dytësore aksesohen në rrugën “Dritan Hoxha”.

Qarkullimi i mjeteve nga rruga “Teodor Keko” për te rruga “Dritan Hoxha” do bëhet po përmes rrugës “Abedin Rexha”. Pjesa e automjeteve që vjen nga Veriu i vendit do të aksesohet nga ana e urës së Babrroit për të dyja drejtimet. Për automjetet e emergjencave do të ketë një rrugë alternative, ndërkohë që drejtuesit e automjeteve mund të aksesojnë rrugët alternative për të hyrë në Tiranë, siç është rruga Rrogozhinë-Elbasan-Tiranë ose rruga që kalon përmes Ndroqit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA