Meta e çoi në ‘Venecia’, reagon Varhelyi: Komisioni do japë këshilla të shpejta! Kuvendi të presë opinionin

26/10/2020 14:14

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi ka reaguar pasi Presidenti Ilir Meta kërkoi opinionin e Komisiont të Venecias lidhur me Kodin Zgjedhor që ka miratuar Parlamenti shqiptar. Kod të cilin Meta e ka kthyer me dekret dhe i kërkon Kuvendit e qeverisë të reflektojnë.

Varhelyi shkruan në “Twitter” se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët rreth Kodit dhe se parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen për të rivotuar.

“Kodi Zgjedhor i Shqipërisë: Unë besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen e rivotimit për të marrë parasysh këtë këshillë. Duke pritur për zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021”, shkruan Varhelyi.

Kujtojmë se, më 23 tetor në një dokument 81 faqësh, Meta argumentoi se përse ktheu për shqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke bërë me dije se e kishte dërguar në Venecia, pas kërkesës së opozitës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA