Pavarësisht masave të marra, aksidentet rrugore kanë shënuar rritje gjatë shtatorit të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare, muajin e kaluar u regjistruan 138 aksidente, nga 122 që ishin kundrejt të njëjtës periudhë të 2019-ës ose 13.1% më shumë. Kjo ka bërë që edhe numri i atyre që humbën jetën të jetë më i madh. Janë katër të vdekur më shumë në rrugët e vendit tonë. Por cilat janë shkaqet që aksidentet rrugore vijojnë të marrin jetë njerëzish, apo edhe të lënë persona të gjymtuar?

“Faktori kryesor është dhe mbetet mungesa e kulturës së sigurisë rrugore. Një trafik i cili nuk është i rregulluar, dhe njëkohësisht agresiviteti i tepruar i përdoruesve të rrugës, gjatë lëvizjes së tyre në infratrukturën rrugore, e cila ka edhe ajo gjynahet e veta se ka mangësi”, shprehet eksperti rrugor, Artur Sulçe.

Sipas tij, rrugët të cilat janë lënë përgjysmë, apo edhe kanë mungesë të sinjalistikës rrugore mund të kthehen në burim aksidentesh.

“Në këtë këndvështrim, këto janë pengesa rrugore, ose gjithë ajo pjesë rrugore, e cila nuk është mbyllur, kthehet në një segment i zi, jo më një pikë e zezë, por kthehet në një segment në të gjithë gjatësiënë esaj sepse, në çdo vend mund të kesh, kalime të këmbësorëve, biçiklistëve, apo edhe të motorciklistëve, të cilët e kanë të ndaluar të kalojnë”.

Eksperti Sulçe, krahas shpejtësisë, përdorimit të alkoolit dhe celularit në timon, shqetësim shikon edhe përdorimin e lëndëve narkotike nga ata që drejtojnë makinën. Sipas tij, policia rrugore duhet të pajiset me dragera të cilët ashtu si edhe alkooli të mund të kontrollojë nëse drejtuesi ka konsumuar apo jo lëndë narkotike.

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta