15 vjet në koma, princi më i pasur arab bën lëvizjen që i befasoi të gjithë (FOTO+VIDEO)

24/10/2020 09:03

Një princ saudit, i cili gjendet në koma për më shumë se një dekadë ka arritur të lëvizë dorën. Princi Al-Waleed bin Khalid Al-Saud shihet duke ngritur gishtat ndërsa një grua e përshëndet atë në një videoklip.

“Përshëndetje, Didi përshëndetje, përshëndetje më lejo të shoh, përshëndetje,’ thotë ajo ndërsa princi lëviz gishtërinjtë si përgjigje.

Ajo pyet ‘një më shumë, një më shumë, më lart, më lart’ dhe princi ngre tërë dorën nga shtrati përnjëherë.

‘Shumë mirë!’- thotë gruaja e paidentifikuar. Princi Al-Waleed është në koma që nga viti 2005 kur pësoi një hemorragji në tru, pasi u përplas me makinë ndërsa studionte në një kolegj ushtarak. Princi i ri ka qenë me një ventilator që nga aksidenti 15 vjet më parë. Lëvizja e tij e fundit fizike e regjistruar ishte pesë vjet më parë.

Babai i princit, i cili është vëllai i manjatit të biznesit miliarder Princi Al-Waleed bin Talal bin Abdulaziz Al-Saud, nuk ka hequr kurrë shpresën që djali i tij të shërohet.

<iframe allowfullscreen frameborder=”0″ width=”698″ height=”573″ scrolling=”no” id=”molvideoplayer” title=”MailOnline Embed Player” src=”https://www.dailymail.co.uk/embed/video/2275624.html”></iframe>

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA