Vettingu në Polici shkarkon Besim Shabanin
23/10/2020 09:57
Zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Besim Shabani shkarkohet nga vettingu në Polici.
Mësohet se Besim Shabani me funksion Zv/Drejtor në Drejtorinë për Sigurinë Fizike të Personaliteteve të Larta Shqiptare dhe familjarëve të tyre në Gardën e Republikës nuk ka mundur të kalojë vettingun dhe trupa e vlerësimit e përbërë nga Ledian Rusta, Luljeta Qoku, Sonila Kadareja ka vendosur shkarkimin e tij.
Besim Shabani drejtonte njësinë e sigurisë fizike të Personaliteteve të larta shtetërore.
Shabani është shkarkuar për probleme me pasurinë ndërsa ka rezultuar i pastër në figurë dhe nga ana profesionale.
Top Channel